2007-07-07 16:47:55

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 14-të gjatë vitit “C”! Madhështia matet me zemër.


(07.07.'07. RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë leximet biblike të dielës së 14-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë. Tema kryesore që përshkon leximet biblike të liturgjisë hyjnore të kësaj së diele, është ‘misioni’. Që të gjithë jemi lajmëtarë të shpëtimit të dërguar për të sjell lajmin e mirë. Eukaristia që kremtojmë e përforcon në ne këtë bindje.
Pra nga liturgjia e kësaj së diele të gjithë jemi të ftuar të kthehemi idealisht tek Pagëzimi ynë për të ri-zbuluar thirrjen e për ta ndier veten në botë kumtuesë të butë e dëshmitarë të fortë të Ungjillit që shpëton. Në botën e sotme është shumë vështirë të jesh një krishterë koherent, të jetosh në përkim me Ungjillin në mjedise të ndryshme shoqërore ku shpesh has në moskuptime e refuzime të një porosie shpirtërore e ungjillore. Mirëpo edhe përkundra vështirësive, pengesave Krishti thërret e na dërgon të bartim e kumtojmë lajmin e shpresës për të gjithë, në çdo rrethanë e mjedis të botës, përmes predikimit të kryqit.
Në të vërtetë, mbretëria e Hyjit dëftohet e realizohet në personin e në veprën e Jezu Krishtit, sidomos në mundimet-vdekjen-ngjalljen e Tij. Me ngjarjen e pashkëve realizohet pajtimi ndërmjet Hyjit e njerëzimit. Kumtimin e shpëtimit për të gjithë popujt, Jezusi ia beson veprimtarisë misionare të dishepujve të vet. Të jesh dishepul i Jezusit domethënë të vihesh në shërbim të Mbretërisë së Hyjit, mbretëri dashurie, vëllazërimi, mbretëri paqeje e jete. Po, misioni nuk është cak as qëllim, por vetëm vegël, instrument në mënyrë që paqja e bekimi i Hyjit të depertojë e të mbërrijë në çdo zemër, në çdo familje, shtëpi e begatshmëria të rrjedhë porsi lumë, e djalli të mposhtet përgjithmonë.
Misioni që Krishti u ka besuar dishepujve dhe neve është dëshmim i zbulimit të dashurisë së Hyjit mishëruar e plotësuar pikërisht në Të (Jezu Krishtin), është edhe mision bamirësie ndaj të tjerëve, është mision i pranimit të paqes e mision i fesë që e liron njerëzimin nga skllavëria e djallit, e mëkatit dhe vdekjes, është mision i jetës së pavdekshme në Krishtin Shëlbues.
E tani ti dëgjojmë leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele të 14-të “C” nga Libri i Izaisë profet, Is 66,10-14; Psalmi 66; Letra e shën Palit Galatasve, Gal 6,14-18; Ungjilli i Lukës, Lk 10,1-12.17-20.RealAudioMP3 Ndërsa komentin apo homelinë do ta dëgjojmë nga mons Damjan Kurti, famullitar i Durrësit......RealAudioMP3
..







All the contents on this site are copyrighted ©.