Tension tepër i lartë në Pakistan: nuk pranojnë të dorëzohen më se 800 studentët e
mbyllur në Xhaminë e Kuqe të Islamabadit,
(06.7.'07 RV)Në Pakistan tensioni mbetët gjithnjë shumë i lartë: në Islamabad
qindëra ushtarë e policë vazhdojnë ta rrethojnë Xhaminë e kuqe të okupuar nga studentet
integralistë të cilët nuk duan t’u dorëzohen forcave të rendit. Studentet që kanë
zaptuar Xhaminë e kuqe që prej katër ditësh, “janë gati të martirizohen” deklaroi
numri dy i fondamentalistëve islamikë Abdul Rashid Gazi. Sot policia ka hedh poshtë
kërkesën për dorëzimin e tyre me kushte.Forcat e sigurisë po përdorin mjete të blinduara
për të hapur vendkalime në muret rrethuese të ndërtesës fetare. Po sot në mëngjes,
25 prindër kanë hyrë në Xhami për të nxjerrë jashtë fëmijët e tyre që mbaheshin prej
ditësh të ngujuar brenda xhamisë e cila prej katër ditësh është teater luftimesh mes
studentëve integralist islamikë e forcave të sigurisë pakistaneze.