2007-07-05 17:20:26

Pas thirrjes së Papës për paqe në Kolumbi, ipeshkvijtë kolumbianë kërkojnë lirimin e të rrëmbyerve dhe caktojnë një ditë lutjeje.


(05.07.2007 RV)Pak ditë pas thirrjes së Benediktit XVI, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së kaluar, për t’i dhënë fund dhunës dhe rrëmbimeve në Kolumbi, ipeshkvijtë kolumbianë u mblodhën në asamblenë e tyre plenare, për të kërkuar rrugëzgjidhjen e këtij problemi kaq tragjik. Në një Komunikatë, nënshkruar nga kryetari i ipeshkvijve, kryeipeshkvi i Tunjës, imzot Luis Augusto Kastro Kuiroga, ripohohet me forcë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje humanitare për kthimin shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre të të gjithë personave që kanë humbur lirinë. Me ipeshkvijtë do të bashkohen besimtarët e të gjitha famullive të Kolumbisë, ku do të kremtohet Eukaristia.







All the contents on this site are copyrighted ©.