2007-07-05 13:06:29

Në Shqipëri dështon zgjedhja e Presidentit


(05.7.'07 RV)Partitë politike të Shqipëri së edhe një herë tjetër kanë treguar se e kanë shumë të vështirë gjetjen e konsensusit, edhe për çështje të rëndësishme siç është zgjedhja e Presidentit të ri të vendit. Përpjekjet e ndërmarra gjatë gjithë ditës së djeshme nga të dyja kampet politike për të dalë nga ngërçi politik, kanë dështuar. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u detyrua rreth orës 13.15 që ta shtyjë vazhdimin e seancës parlamentare për sot në orën 18. Ndërkohë edhe pse ishte deklaruar që në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, duhet të votohej patjetër, pasi mungesa e votimit bënte të pamundur zhvillimin e raundit të katërt e të pestë, të përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren Parlamentare si raunde balotazhi.










All the contents on this site are copyrighted ©.