2007-07-05 19:18:02

Në Pakistan studentet islamikë vijojnë të jenë të ngujuar në Xhami të Kuqe në Islamabad


(05.7.'07 RV)Në Pakistan një mijë studentet islamikë të ngujuar në Xhami të Kuqe në Islamabad u janë dorëzuar forcave të rendit. Trupat pakistaneze kanë rrethuar Xhaminë, ku po vazhdojnë negociatat për dorëzimin e militantëve islamikë. Të paken 17 persona kanë vdekur në përleshjet e armatosura që kanë filluar të martën e kaluar. Xhamia e Kuqe ishte në krye të një fushate për të imponuar në Pakistan sharian, ligjin islamik. Brenda xhamisë ndodhën edhe 15 fëmijë, prindërit e të cilëve u kanë kërkuar autoriteteve të vendit lirimin e shpejtë. Presidenti pakistanez Pervez Musharaf kohëve të fundit është kritikuar ashpër pse nuk ka mund të kufizojë aktivitetët në xhami.







All the contents on this site are copyrighted ©.