2007-07-05 19:24:14

Lindje e Mesme: dhunë e re në Rripin e Gazës, vriten 6 anëtarë të Hamasit


(05.7.'07 RV)Pesë palestinezë, ndër ta tre militantë të Hamasit, janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Rripin e Gazës. Sipas burimeve të Hamasit ata janë vrarë në afërsi të kampit të Burijit e të Maghasit. Ky është sulmi i dytë izraelit që kur hamasi ka marrë kontrollin e Gazës në muajin e kaluar.


I dyshuari kryesor për vrasjen në Londër të ish spiunit rus Alexander Litvinenko nuk do të ekstradohet nga Rusia. Kështu ka vendosur magjistratura ruse duke pezulluar përkohësisht kërkesën e bërë nga Britania e Madhe.
 
60 persona kanë humbur jetën sot në mëngjes në Meksikë nga rrëzimi i një autobusi si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Në momentin e kalimit né një zonë malore në afërsi të një fshati, autobusi është mbuluar nga balta e gurët që shkaktojë rrëshqitja e dheut duke e rrokullosur e përmbysur autobusin.


Nga një shpërthim që ndodhi natën e kaluar në një bar karaoke në Liaoning verlindje të Kinës, kanë vdekur 25 persona e 33 të tjerë janë plagosur, katëre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar rrënimin e ndërtesës, brenda së cilës gjendej bari. Sipas lajmeve, ende nuk njihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.