Në Pakistan, luftime të përgjakshme ndërmjet ushtrisë e studentëve islamikë në zonën
e Xhamisë Kuqe në Isalmabad.
(04.7.'07 RV)Policia ka arrestuar kreun e Xhamisë Muala Abdul Aziz gjatë ikjes së
bashku me gruan e tij.Në Islambad gjendja vazhdon të jetë kritike dhe ekziston frika
e ndeshjeve të reja ndërmjet forcave të policisë e studentëve integralist, të cilëve
policia u ka shtyer afatin e ultimatumit për t’u dorëzuar e lënë pasi që shkollat
koranike të okupuara pranë xhamisë së kuqe të Islambadit. Ipeshkvijtë katolikë
të Pakistanit kanë dënuar dhunën që përfundoi në ndeshje të armatosur ndërmjet dy
palëve që shkaktuan 24 të vdekur e dyqindë të plagosur. Dhjetëra të vdekur nga një
atentat në veri të vendit. Po kështu me dhjetëra persona tjerë kanë vdekur nga
sulmi kundër ushtrisë qeveritare në veri të vendit. Një kamikaze është përplas me
makinë bombë kundër një automjeteve ushtarake të qeverisë, në rajonin e fisit Viziristan.
Po sot katër persona tjerë kanë vdekur nga një atentat tjetër kundër policisë në zonën
e Swatit. Studentët militant të Kur'anit duan ta kthejnë Pakistanin në një shtet islamik
sipas modelit të talebanëve në Afganistan.