Kina t’ia hapë dyert kumtimit ungjillor: këtë uroi kard. Bertone në Meshën për 450-vjetorin
e Dukjeve të Zojës së Bekuar në Montalegro.
(03.07.2007 RV)Menjëherë pas botimit të Letrës së Benediktit XVI drejtuar katolikëve
kinezë, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, uroi që Kina
të krijojë kushtet e përshtatshme për kumtimin e lirë të Ungjillit. Këtë urim kardinali
e bëri dje, gjatë homelisë së Meshës në Shenjtëroren e Zojës së Montalegros, në Rapalo,
kremtuar me rastin e 450-vjetorit të Dukjeve të Zojës së Bekuar. Letra e Papës –
tha Hirësia e Tij – është një dorë e shtrirë jo vetëm drejt katolikëve, që kanë vuajtur
aq shumë e që megjithatë, nuk e kanë tradhtuar kurrë besimin e krishterë, fenë e Pjetrit,
por mbarë popullit të madh kinez. Pikërisht duke menduar për traditën e madhe shpirtërore
të popujve të Lindjes – vijoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit – shpresojmë se do
të sigurohet më shumë liri fetare për kumtimin e fesë së krishterë, që përkon aq shumë
me natyrën e popullit kinez.