2007-07-02 18:11:52

Papa priti sot në audiencë imzot Di Ruberto, sekretar i ri i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.


(02.07.2007 RV)Mesha për shugurimin ipeshkvnor të kryeipeshkvit Di Ruberto u bashkëkremtua nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, më 30 qershorin e kaluar. Në homelinë e rastit, Hirësia e Tij u përqendrua kryesisht tek figurat e shenjtorëve të të gjitha kohërave, të cilët i quajti figura të ndritura të Kishës. Duke shikuar figurat e mëdha të shenjtorëve – tha kardinali Bertone – ne njohim njerëz të vendosur jo vetëm për të realizuar idealet e tyre, thellësisht fisnike por, në radhë të parë, për të bashkëpunuar me planin e Hyjit për njeriun.







All the contents on this site are copyrighted ©.