2007-06-30 15:35:59

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 13-të gjatë vitit “C”


(30.06.07 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 13-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore që përshkon leximet biblike, e në mënyrë të posaçme leximin e parë ( 1Mbr 19,16-19-21) dhe ungjillin ( Lk 9.51-62), është thirrja e Zotit. Përcaktimi për Krishtin, ndjekja e Mësuesit Hyjnor, dëshmimi I fesë në Hyjin janë tematikat që trajtojnë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të kësaj së diele. Pra, Hyji na fton ta ndjekim deri në fund, madje edhe në vuajtje e në sprova të jetës. Në të vërtetë çdo njeri, në mënyrë të mistershme, në jetën e vetë e dëgjon, e merrë thirrjen nga Zoti. Për besimtarët e krishterë, që nga dita e pagëzimit Hyji nuk pushon së përsërituri secilit prej nesh fjalën vendimtare: “Më ndjek!”, “Eja pas meje!”.
Gjatë jetës sonë, që nga fëmijëria, sa herë e kemi dëgjuar këtë thirrje..”Hajde,…ec…pas meje…” Pastaj, kur jemi rritur në moshë, kjo thirrje disesi është zbehur e ndoshta ndoshta edhe na ka merzitur. Po, sepse thirrja e Zotit nuk është thirrja çfarëdo, thirrja e Zotit është thirrje që kërkon tërë jetën, gjithçka kemi… kërkon shkëputjen e prerë, shkëputjen e menjëhershme dhe totale nga çdo person e nga çdo gjë që kemi në jetë. Pra, kërkon të heqim dorë e të distancohemi nga çdo gjë e gjithëçka kemi. Pastaj thirrja e Zotit kërkon përkushtimin e plotë udhës së Tij Hyjnore, ndjekjes së Mësuesit Hyjnor, dëshmimit të fesë. Kërkon vendimin apo përcaktimin absolut.
Sikur thamë më parë thirrja e Zotit është kërkuese, kërkon gjithçka sepse jepë gjithçka. Po, thirrja e Zotit i drejtohet çdo njeriu dhe më çdonjërin ka plane të posaçme, secilit prej nesh i beson një mision. Mirëpo sikur thamë ndodhë që nganjëherë thirrja e Hyjit na duket tepër e madhe, tepër pretenduese, tepër e rëndë… madje na duket sikur na hjek lirinë e personaliteti. Përse duhet të ndjek ndonjërin e në posaçërisht Hyjin?
Sepse thirrja e Jezusit “Eja pas meje”, larg nga shkatërrimi i personaliteti, sjell më tepër liri, kuptim e shije në jetë. Sepse, siç thotë Shën Pali në leximin e dytë:”Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë…Vërtet, vëllazër, ju jeni të grishur në liri!”. Po çfarë përmban kjo thirrje e Krishtit? Eshtë një thirrje për t’i shërbyer Jezusit në misionin e tij shpëtimtar. Eshtë një thirrje për t’i shërbyer të tjerëve në dashuri. Jezusi ka thirrur apostujt për t’i shërbyer të tjerëve, të gjithë njerëzimit me respekt, dashuri e mirësi. Po të njëjtën thirrje ia drejton çdo njërit prej nesh, në mënyrë që të përhapet Lajmi i Mirë, Ungjilli, Fjala e jetës. E tani gjatë vitit kishtar, ciklit “C” ti dëgjojmë leximet biblike të së dielës së 13-të RealAudioMP3 e pastaj homelinë nga dom Damjan Kurti, famullitar i Kishës së Shën Luçisë në Durrës….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.