2007-06-29 17:47:36

Papa priti delegacionin e Patriarkanës të Kostandinopojës: dashuria reciproke është kusht për kapërcimin e paragjykimeve e për arritjen e bashkimit.


(29.06.2007 RV)Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa priti, në Pallatin Apostolik, delegacionin e Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, kryesuar nga metropoliti i Francës, Emanuel, që shoqërohej nga metropoliti i Sasimës, Genadios, sekretar i Komisionit të përbërë ndërkombëtar katoliko-ortodoks për dialogun dhe nga diakoni Andreas i Fanarit. Pas takimit, mysafirët drekuan me Papën. Ishte një takim vëllazëror, nën shenjën e ekumenizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.