Festa e Shën Pjetrit e Palit Apostuj në Shkodër e Gjakovë
(29.06.07 RV)Bashkë me Kishën e Romës, në festë për Shën Pjetrin e Palin sot
ishte edhe Kisha katolike në trevat Shqiptare, e bashkuar sipas shembullit të këtyre
princave të Apostujve, nga e njëjta fe e nga njëjta dashuri për Krishtin Zot. Kështu
Kryeipeshkëvia e Shkdorës në festën e Shën Pjetrit e Palit iu gëzue shugurimit të
dy meshtarëve të ri shqiptar, fryt i fesë dhe i gjakut të martirëve. Meshën solemne
të shugurimit meshtarak në festën e Shën Pjetrit e Palit në Katedralen e Shkodrës
e kryesoi imzot Angelo Massafra. Po më hollësisht nga Shkodra ta dëgjojmë shërbimin
e Jolanda Babës:
Nga
Shkodra kalojmë në Gjakovë të Kosovës, ku sot u kremtua festa e pajtorëve qiellor
të bashkësisë famullitare me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të besimtarëve nga
tërë rajoni i Dukagjinit si dhe të një numri të madh meshtarësh që ndihmuan Etërit
Françeskanë në përgatitjen shpirtërore të besimtarëve për këtë fest. Meshën solemne
e kryesoi dom Franë Kola, po më tepër të dëgjojmë dëshmin e françeskanit Atë Ndue
Kajtazit nga Gjakova……