Sot Papa shpalli Vitin Paolin në dymijëvjetorin e lindjes së Apostullit të Popujve.
(28.06.2007 RV) Sot pasdite, në Bazilikën Papnore të Shën Palit jashtë mureve
të Romës, Benedikti XVI shpalli Vitin Paolin: vit i posaçëm, kushtuar Apostullit të
Popujve me rastin e dymijëvjetorit të lindjes. Duke filluar nga ora 17. 30, Papa kryesoi,
në bazilikën paoline, lutjet e para mbrëmësore pontifikale të solemnitetit të Shën
Pjetrit e Shën Palit, të cilët Kisha i kremton nesër, kremtim që shënon fillimin e
vitit kushtuar Shën Palit, i cili do të mbyllet më 29 qershor të vitit 2009. Nisma
është e kardinalit Andrea Kordero Lanca di Montexemolo, kryeprift i Bazilikës së Shën
Palit jashtë mureve të Romës.