Portugalia dëshiron një Evropë të bashkuar mbi Kosovën
(28.06.2007 RV)Më 1 korrik, Bashkimi Evropian kalon nga duart e presidencës
gjermane në atë portugeze. Sekretari i shtetit për punët evropiane, Lobo Antunesh
parashtroi sot direktivat kryesore të semestrit portugez. Përsa i përket Kosovës,
Portugalia dëshiron që Bashkimi Evropian të mos përçahet mbi statusin, i cili po diskutohet
në Këshillin e Sigurimit. Nëse gjendja do të degjeneronte në atë shkallë, sa shtetet
do të duhej të zgjidhnin ndërmjet dy opcioneve, kjo do të ishte shkatërrimtare për
Evropën, paralajmëroi Antunesh.