2007-06-28 17:21:26

Pas pak ditësh do të shpallet Motu Proprio e Papës për përdorimin e Mesharit, publikuar nga Gjoni XXIII më 1962.


(28.06.2007 RV)Dje pasdite në Vatikan u organizua një takim, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Bertone, gjatë të cilit përfaqësuesve të Konferencave të ndryshme ipeshkvnore iu dhanë shpjegime për përmbajtjen dhe frymën e kësaj ‘Motu Proprio’ të Papës lidhur me përdorimin e Mesharit të publikuar nga Gjoni XXIII në vitin 1962. Është fjala për botimin e fundit të Mesharit në latinisht, që përdorej para reformës liturgjike të Koncilit II Ekumenik të Vatikanit. Benedikti XVI shkoi për t’i përshëndetur të pranishmit dhe bisedoi me ta rreth një orë. Publikimi i dokumentit, që do të shoqërohet me një letër të gjatë personale të Papës drejtuar ipeshkvijve, parashikohet të bëhet pas pak ditësh, kur vetë dokumenti do t’u dërgohet të gjithë prelatëve, me përcaktimin e kohës kur do të fillojë përdorimi i tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.