2007-06-27 17:58:52

Kardinali Maisner viziton kryedioqezën e Tivarit në Mal të Zi.


(27.06.2007 RV)Kryedioqeza e Tivarit pati këto ditë në gjirin e vet një mik tepër të dashur, kardinalin gjerman, Joakim Maisner.Kardinali Maisner, i lindur në Breslau të Gjermanisë më 25 dhjetor 1933, ipeshkëv i Berlinit në vitet 1980 -88 e i Këlnit, duke nisur nga viti 1989, u lartua në dinjitetin kardinalor nga Papa Gjon Pali II në Konçistorin e 2 shkurtit 1983. Njihet si prelati më luftarak i Gjermanisë, për shkak të qëndrimit të tij thellësisht kritik kundër abortit, homoseksualitetit, Evropës pa Zot dhe kundër krimeve të kryera nga Hitleri, Stalini e nxënësit e tyre më të vegjël, mendime që i shpreh haptazi në homelitë e tij. Ky është pra, Kardinali Maisner i cili, i shoqëruar nge kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, mori pjesë në veprimtari të pasura kishtare e kulturore, organizuar këto ditë në kryeipeshkvinë e Tivarit: hollësirat na i njofton motra Ollga Dulaj:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.