Presidenti serb u kërkon falje kroatëve për viktimat e luftës
(25.06.2007 RV)Në mbledhjen për bashkëpunimin energjitik rajonal në Zagreb,
liberali Tadiç u kërkoi falje kroatëve për dhunën e kryer nga Serbia në Kroaci, gjatë
luftrave të viteve ’90, në kohën e Sllobodan Millosheviçit. “U kërkoj falje të gjithë
kroatëve që kanë vuajtur nga dora e kujtdo që ka vepruar në emër të popullit tim”,
tha Tadiç duke shkaktuar një tërmet të fuqishëm në politikën serbe, pavarësisht se
nuk harroi të përmendë edhe viktimat serbe e dëmet e shkaktuar nga kroatët. Partitë
e opozitës ultrarevanshiste e quajnë “turp” gjestin, “përulje” para Kroacisë, që në
të njëjtën luftë, ka larguar rreth 500 mijë serbë nga vendi. Dikush madje kërkoi edhe
shtrimin e Tadiçit në çmendinë. Pa komente, partia e Vojisllav Koshtunicës, megjithëse
në vështirësi për faktin se kryeministri aktual ka qenë gjithnjë kundër kërkimit të
njëanshëm të faljes.