2007-06-23 15:54:51

Mesazh solidariteti nga ana e Papës për Kryepeshkopin ortodoks grek, Kristodulos, në gjendje të rëndë shëndetësore.


(23.06.2007 RV)Mesazh afërsie në një një çast të vështirë. Benedikti XVI i shpreh afërsinë e tij Kryepeshkopit ortodoks të Athinës e të mbarë Greqisë, Kristodulos, që vuan nga një sëmundje e rëndë. Papa dhe Kryepeshkoppi ortodoks u takuan për herë të parë në Vatikan, më 14 dhjetor 2006 dhe nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkohej vijimi i dialogut teologjik ndërtimtar dhe thellimi i dialogut ndërfetar. Në këtë audiencë Benedikti XVI i pati nxitur si katolikët, ashtu edhe ortodoksët, të japin kontributin e tyre kulturor, e sidomos, shpirtëror, për mbrojten e rrënjëve të krishtera të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.