2007-06-23 15:55:06

Benedikti XVI do të pushojë në Lorencago të Kadores nga 9 deri më 27 korrik.


(23.06.2007 RV)Prefektura e Shtëpisë Papnore njoftoi sot programin e periudhës së pushimeve, që Papa do t’i kalojë në Lorencago të Kadores, në provincën e Belunos. Ati i Shenjtë do të niset për pushime të hënën, më 9 korrik, rreth orës 12. 00, e do të qëndrojë në Lorencago deri më 27 të muajit në vijim.
Përsa i përket lutjes së Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë do ta kremtojë të dielën, më 15 korrik, nga selia e Kështjellës së Mirabelës; ndërsa të dielën, më 22 korrik, nga Sheshi Kalvi i Lorencagos.
Sipas parashikimit, Benedikti XVI do të kthehet në Kastel Gandolfo në mbrëmjen e 27 korrikut.Gjatë kësaj periudhe audiencat e përgjithshme të së mërkurës të datave 11, 18 e 25 korrik do të ndërpriten, për të rifilluar të mërkurën, më 1 gusht, në orën 10. 00. Ndërpriten, gjithashtu, të gjitha audiencat private e të posaçme.







All the contents on this site are copyrighted ©.