2007-06-22 18:44:38

Në audiencë tek Benedikti XVI, mjeshtri i madh i Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës, vëllau Endrju Bertje.


(22.06.2007 RV)Ndërmjet audiencave të shumta të paradites së sotme në Vatikan, spikat takimi i Atit të Shenjtë me princin dhe mjeshtrin e madh të Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës, vëllaun Endrju Bertje dhe me grupin e vogël që e shoqëronte. Nismat e Urdhërit për paqen në Lindjen e Mesme, veprimtaritë mjekësore në 22 vende të Afrikës e të Amerikës Jugore, shtegtimi i ardhshëm historik në Tokën Shenjte dhe veprimtaritë e këtij shtegtimi në favor të dialogut ndërfetar, ishin disa nga argumentet, prekur gjatë këtij takimi tradicional me Atin e Shenjtë, që mbahet çdo vit në prag të festës së pajtorit të Urdhërit, Shën Gjon Pagëzuesit, festë që sivjet do të kremtohet të dielën e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.