2007-06-19 18:15:07

Paolo Çipriani emërohet drejtor i IOR-it Institutit për Veprat Fetare.


(19.06.2007 RV) Një drejtor i ri vihet në krye të IOR-it Institutit për Veprat Fetar. Komisioni kardinalor i Vigjilencës së Institutit, nën kryesinë e kardinalit Angjelo Sodano, emroi drejtor të ri të përgjithshëm, 53 vjeçarin Paolo Çipriani, aktualisht zevendës-drejtor i përgjithshëm, në vend të Lelio Skaletit, 80 vjeç, i cili do të dalë në pension në tetorin e ardhshëm. Njoftimin e jep një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, në të cilën shpjegohet se në takimin për emërimin e ri, ishin të pranishëm edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone dhe kardinajtë Huan Sandoval Iniguez dhe Atilio Nikora. Para se të hynte në shërbim në IOR, drejtori i ri i përgjithshëm Çipriani, ka punuar në Bankën e Shpirtit Shenjt e në Bankën e Romës, me detyrën e përfaqësuesit të këtyre Instituteve në Luksemburg, Nju Jork e Londër.







All the contents on this site are copyrighted ©.