2007-06-19 17:42:39

Ipeshkvijtë evropianë flasin për sfidat e emigracionit


(19.06.2007 RV)Në Minsk të Bjellorusisë përfundoi takimi i sekretarëve të përgjithshëm të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës mbi temën: “Emigracioni: një sfidë për Evropën”. Është i nevojshëm një impenjim politik në nivelin botëror – theksojnë ipeshkvijtë – që të përballojë arësyet që sjellin emigracionin si: varfëria, dhuna, padrejtësia, zhvillimi i pakët, papunësia. Njëkohësisht është i nevojshëm edhe një impenjim kulturor, që t’i formojë njerëzit për të kuptuar se njeriu është në qendër të çdo veprimtarie, t’u japë mjetet për të kritikuar ksenofobinë, shpesh e favorizuar nga media, për të mbështetur një integrim të vërtetë të emigrantëve duke shpëtuar identitetin e tyre. “Kisha – lexohet në notën përfundimtare – është e shqetësuar nga problemet shoqërore që lidhen me fenomenin e emigracionit, si klandestiniteti, papunësia, plakja e popullsisë në vendet nga ku largohen emigrantët, trafiku i personave, shkatërrimi i familjeve, fëmijët që rriten pa prindër.

Si sot, një vit më parë, më 19 qershor fillonte punimet në Gjenevë, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, Këshilli për të drejtat e njeriut. Një organizëm i ri, që zëvendësoi Komisionin për të Drejtat e njeriut, shpërndarë pas protestave të njëpasnjëshme, që kishin minuar besueshmërinë e tij përsa i përket neutralitetit, efikasitetit të rezolutave dhe objektivave të mandatit të tij. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të 47 vendeve të OKB-së, të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, e cila tani, pas një viti, përgatitet të vlerësojë punën e kryer.







All the contents on this site are copyrighted ©.