2007-06-18 16:48:21

Papa pret në audiencë ipeshkvijtë e Togos, në Romë për vizitë “Ad Limina”.


(18.06.2007 RV)RealAudioMP3 Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë grupin e parë të ipeshkvijve të Togos, në vizitë ‘ad Limina’.
Togoja, e pavarur që nga viti 1960, po përpiqet ta kapërcejë përfundimisht periudhën e trazuar politike, nga e cila sapo ka dalë. Vendi i vogël i Afrikës Perëndimore ka 5 milionë e gjysëm banorë, 27% e të cilëve janë katolikë, ndërsa 33%, ndjekës të besimeve tradicionale afrikane. Problemet në vend janë të shumta e të vështira: 36% e popullsisë është analfabete, përqindjet e vdekjeve në moshë foshnjore janë tepër të larta, ndërsa rritet gjithnjë numri i të sëmurëve nga Sida, tuberkulozi e malarja. Në këtë atmosferë kryen veprimtarinë e vet Kisha në vend, siç shprehet edhe imzot Ambroz Gjoliba, ipeshkëv i Sokodesë e kryetar i ipeshkvijve togolezë:
 “Kisha e Togos rritet në një atmosferë aktualisht të qetë, në të cilën të gjithë kërkojnë të rigjejnë paqen e ta vlerësojnë atë. Kisha ka dhënë një kontribut shumë të çmuar për t’ia siguruar vendit këtë paqe, ka ndihmuar viktimat e ndeshjeve shoqëroro-politike e vijon t’i qëndrojë shumë pranë refugjatëve e njerëzve të varfër. Kisha në Togo i ka gjithnjë portat e hapura për njerëzit që vuajnë. E i ka të hapura edhe për besimtarët e feve të tjera. Unë drejtoj një dioqezë me shumicë islamike, por kjo nuk i dëmton fare marrëdhëniet e mira ndërmjet palëve. Të krishterë e myslimanë punojnë së bashku. Bashkëjetesa është paqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.