Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 11-të “C”: Dashuria është pikë referimi e
Hyjit në njeriun.
(16.06.'07 RV)Ja përsëri në takimin
tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë
e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 11-të gjatë
vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik. Liturgjia Hyjnore e
dielës së 11-të gjatë vitit kishtar, përmes Fjalës së Zotit, na thërret të reflektojmë
mbi përdëllimin e Hyjit. Zoti i dëfton njeriut dashurinë e vet me mëshirë e falje.
Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele është falja. Në të vërtetë, mëshira
hyjnore është kostante në të gjitha kremtimet liturgjike, ku populli Zotit takohet
me Hyjin e vet e nga Ai merrë gjithçka e çdo të mirë. Në këtë të diele vijojmë me
leximin e ungjillit të Lukës, duke dëgjuar një pjesë e cila na flet e zbulon mëshirën,
përdëllimin e Hyjit. Pikërisht duke na përkujtuar këtë perspektivë, Kisha sot,
na thërret të reflektojmë mbi mëshirën e Zotit, duke na vënë para dy figura mëkatarësh
të penduar: Davidin e një mëkatare publike. Dashuria e Hyjit, që shfaqet në falje
të pambarim, në Jezu Krishtin mishërohet e dëshmohet në faljen që na shpëton nga mëkatet
dhe na përfshinë e bashkon në përqafimin e Atit Qiellor. Njeriu, që pendohet e rrëfen
me sinqeritet mëkatin e vet para Hyjit, fiton dhe përjeton përdëllimin e Tij Hyjnore
të pa masë. E mirë pra, të pajtuar e të bashkuar me Hyjit Atë me dhe në flijim
të Krishtit, ta falenderojmë Hyjin e Gjithpushtetshëm që na shëlbon e të përgatitemi
për kremtimin e takimin tonë me Të në Liturgji Hyjnore duke falur njëri-tjetërin anasjelltas,
ashtu sikur Ai na falur e vazhdimisht na falë. Të mos harrojmë se falja e pajtimi,
në Bibël, nuk janë thjesht fshirje me shpuzë të mangësive, të mëkateve e gabimeve
tona ndaj Zotit e të afërimit që kemi bërë në të kaluaren. Po është diçka shumë më
tepër se të rivendosësh një kontakt të ri, dmth. të jesh bir e bijë e rilindur e Zotit,
pjesëmarrës e pjesëtar i Jetës Hyjnore. Falja e pajtimi janë akte, janë vepra
ri-krijuese, ri-lindëse. Me fjalë tjera, në zemra ime përforcohet e ripërtërihen jo
nga jashtë por në brendësi të thellë nga përdëllimi i Hyjit. Përndryshe gjesti i faljes
së “krijuesit” do të reduktohej e përkufizohej thjeshtë në një gjest të edukimit
të mirë. Po Krishti na mëson se përdëllimi (mëshira) e Hyjit nuk është edukim por
dashuri që dhuron jetën, atë jetë që nuk ka mbarim e që gurrën e ka vetëm e vetëm
në Hyjit Atë. E tani së bashku ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele.........