2007-06-16 16:19:14

Antologji lutjesh françeskane.


(16.06.2007 RV)Në atmosferën e vizitës baritore të Benediktit XVI në Asizi, po kujtojmë disa nga lutjet e Shën Françeskut, ndërmjet të cilave, krijimin e tij të famshëm poetik “Këngën e Krijesave”, një nga kryeveprat e letërsisë italiane të kohës:
Uratë para të Kryqëzuarit
O Hyj i lartë e i lumnueshëm,
ndriçoje terrinën
e zemrës sime.
Më jep fe të fortë,
shpresë të sigurtë,
e përvujtëri të plotë,
Më jep, o Zot,
mendje e zemër
për të bërë vullnetin tënd
Shenjt e të vërtetë.

O Zot më bëj mjet të paqes sate!

O Zot, më bëj mjet të paqes sate:
Ku ka urrejtje, të çoj dashurinë,
ku fyerje ka, pajtimin ta çoj,
ku grindja përçan, të çoj unë bashkim,
e ku ka dyshim, fenë shenjte ta çoj.
Ku gërryen gabimi, të çoj të vërtetën,
ku ka dëshpërim, unë shpresën ta çoj,
trishtimi ku nxin, të çoj vetëm gëzim,
ku ka errësirë, unë dritën ta çoj.
Mësues, më mëso që shumë mos t’ kërkoj,
të jem i ngushëlluar, aq sa mund t’ngushëlloj.
T’i kuptoj njerëzit e t’ gjithë t’më kuptojnë,
t’i dua të gjithë e të gjithë t’më dashurojnë.
Pse kështu duke dhënë, pa pritur shpërblim
më shumë marr se jap e gjej përdëllim.
E duke vdekur, unë frikë s’kam aspak,
se ti, Zot, më ringjall për jetën pacak.


Përshëndetje Zojës.
Të falem, o Zojë,
Mbretëreshë Shenjte
e Nënë e Shenjtë e Hyjit;
Mari, ti virgjër që u bëre Kishë,
Ti e zgjedhura nga Ati qiellor
që të shuguroi,
së bashku me Birin tënd të shenjtnueshëm
e me Shpirtin Shenjt që jep jetë,
Të falem, gurrë hiri e mirësie,
Të falem, pallati i Krishtit,
të falem, tabernakulli i Tij,
shtëpia e tij, të falem,
Të falem, shërbëtorja e tij,
Nëna e tij, të falem!
E u falem virtyteve shenjte të gjitha,
Që me hir e dritë të Shpirti Shenjt,
ndikohen ndër zemra,
e bëjnë prej të pabesëve,
bestarët e Hyjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.