2007-06-15 18:28:56

NATO: nuk do të lejojmë dhunë në Kosovë


(15.06.2007 RV)Përfundon në Bruksel Këshilli i ministrave të mbrojtjes të NATO-s. “Jemi të vendosur të bëjmë ç’është e nevojshme për të ruajtur paqen në Kosovë” deklaroi sekretari i përgjithshëm Jap de Hop Skefer. Pavarësisht se Aleanca dëshiron që statusi i Kosovës të përcaktohet sa më shpejt, do të bëjë ç’është e mundur që të mos shkallëzohet situata në vend, ndërsa pritet një vendim politik.
Gjithashtu, ministrat e mbrojtjes së NATO-s përgëzuan Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për hapat e ndërmarra në drejtim të reformave dhe theksuan se në mbledhjen e Bukureshtit do të ftohen vendet që kanë plotësuar standartet të bëhen anëtare të Paktit. Në vitin 2008 përfundon edhe vendimi për mbrojtjen me raketa në Evropë. NATO-ja ka marrë parasysh propozimin amerikan për ngritjen e bazave në Çeki dhe Poloni, por do të diskutojë edhe më tej për këtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.