2007-06-15 18:34:40

Gjendje eksplozive në Liban e lajme të tjera


(15.06.2007 RV)Një ditë pas funeralit të deputetit antisirian Ualid Ido në Bejrut, kanë rifilluar ndeshjet në kampin e refugjatëve palestinezë Nahr al-Bared. Kanë mbetur të vrarë së paku 4 ushtarë libanezë. Ndërkaq, Siria hedh poshtë akuzat për organizimin e vrasjes së deputetit Ido.

Shtetrrethim në Basra, qyteti i dytë i rëndësishëm i Irakut, pas shpërthimit në një shenjtore shiite, që e shkatërroi atë pothuaj krejtësisht. Ndërkaq, 650 ushtarë irakianë dhe amerikanë janë disllokuar në Samarra për të garantuar sigurinë pas sulmeve të së mërkurës mbi mauzoleun shiit.

Përfundoi me dënime që totalisht arrijnë në 136 vjet burg, procesi kundër 7 anëtarëve të celulës britanike të Al Kaidës. Diren Barot, kreu i celulës, është dënuar që vitin e kaluar me burgim të përjetshëm për planifikimin e atentateve në Britaninë e Madhe e në SHBA, të cilat do të shkaktonin qindra mijëra viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.