2007-06-15 17:40:58

Duke pritur ipeshkvijtë sllovakë, Papa i ftoi të mbrojnë trashëgiminë e rrënjëve të krishtera nga sulmet e relativizmit e të laicizmit.


(15.06.2007 RV)Populli sllovak duhet ta rizbulojë traditën e vet të krishterë: këtë ftesë u drejtoi sot Benedikti XVI ipeshkvijve sllovakë, të cilët i priti në audiencë në Vatikan, në përfundim të vizitës së tyre ‘ad Limina’. Prelatët kryesoheshin nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore sllovake, Imzot Frantishek Tondra.Të rinjtë mbrojtja e familjes dhe veprimtaria baritore për thirrjet e reja meshtarake ishin temat e forta, në qëndër të fjalimit të Papës.







All the contents on this site are copyrighted ©.