2007-06-14 18:48:37

Më 14 qershor Kisha katolike përkujton Shën Elizeun Profet.


(14.06.2007 RV)RealAudioMP3 Elizeu, emri i të cilit ka kuptimin “Zoti shpëton”, jetoi në Izrael në shekullin IX para Krishtit. Zoti e zgjodhi të ndiqte Elinë, që e shuguroi, para se të zhdukej misteriozisht. Elizeu mori pjesë aktive në ngjarjet më të rëndësishme politike të popullit të vet, përmes dhantisë së profecisë, e mund të konsiderohet mrekullibërësi më i madh ndërmjet profetëve të Besëlidhjes së Vjetër. Profet e jo shkrimtar, ashtu si mësuesi i tij, Elia, ai mori pjesë në shqetësimet e izraelitëve gjatë luftës kundër moabitëve dhe kundër aramejve.
“Elia shkoi ta kërkonte Elizeun” – lexojmë në Librin e Mbretërve – e e gjeti duke lëruar tokën; kishte para vetes dymbëdhjetë pendë qé; ai lëronte me pendën e dymbëdhjetë.Si mbërrijti tek ai, Elia i hodhi mantelin e vet. Atëherë Elizeu la qetë, vrapoi pas Elisë e i tha: “Më lejo të shkoj për të përqafuar babain tim e nënën time, pastaj do të të ndjek pas”. Elia iu përgjigj: “Shko e kthehu shpejt, sepse ti e di pse të kërkova!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.