2007-06-14 18:46:45

Kard. Kasper: shpresë për një takim të shpejtë të Papës me Patrikun e Rusisë, Aleksej II.


(14.06.2007 RV)Për këto shpresa flet kardinali Kasper, Kryetar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, në një intervistë dhënë agjensisë SIR (Shërbimi i Informacionit Fetar).Një takim i tillë – shpjegon hirësia e Tij – varet shumë nga rrethanat e jashtme, por edhe nga situata e brëndshme e Kishës ruse. Sipas kardinalit Kasper, Papa e mirëpret këtë takim, e po ashtu edhe Aleksej II, në sa në radhët e ortodoksëve nuk vërehet ndonjë kundërshtim i dukshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.