2007-06-13 18:12:40

Rusia, Grupit të Kontaktit: po mendon zgjidhje të njëanshme për Kosovën


(13.06.2007 RV)Rusia kritikoi sot Perëndimin se po përgatit një plan të njëanshëm për Kosovën, gjë e papranueshme për Moskën, thuhet në një notë të Ministrisë së Jashtme. Deklarata i referohet mbledhjes së Grupit të Kontaktit, që u bë dje në Paris pa pjesëmarrjen e Rusisë. Vendet e Grupit të Kontaktit përsëritën vendosmërinë e tyre për të miratuar një rezolutë mbi Kosovën në OKB, të bazuar mbi planin e Ahtisarit, i cili çon drejt pavarësisë së ardhshme të Kosovës.

Ekipi i Unitetit të Kosovës shpalli konkursin për flamurin dhe stemën e re të vendit. Rregullat parashikojnë që flamuri të mos jetë i ngjashëm me flamurin shqiptar, me atë serb apo me ndonjë flamur të vendeve fqinje.







All the contents on this site are copyrighted ©.