2007-06-13 17:58:34

Kryepeshkopi ortodoks Krizostomos takohet me imzot Angjelo Banjaskon.


(13.06.2007 RV)“Kisha italiane shpreh vullnetin për të bërë ç’është e mundur që të thellohen marrëdhëniet vëllazërore, për të arritur kështu në bashkimin e plotë e, në çastin aktual, për të punuar së bashku me strategji baritore solidare, me qëllim që Ungjilli t’i predikohet çdo njeriu”. Këtë theksoi imzot Banjasko, kryetar i ipeshkvijve italianë, duke pritur sot paradite, pranë selisë së Konferencës Ipeshkvnore Italiane, Kryepeshkopin ortodoks të Qipros, Krizostomos II. E ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i vizitës së kryepeshkopit qipriot, që do të arrijë kulmin të shtunën e ardhshme me audiencën tek Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.