2007-06-12 17:17:42

Me ankth, por edhe me shpresë, pritet lirimi i atë Gjankarlo Bosit, rrëmbyer në Mindanao.


(12.06.2007 RV)RealAudioMP3 Në Filipine vijojnë kërkimet, për të gjetur Atë Bosin, Misionar i Institutit të Misioneve të Jashtme (Pime), rrëmbyer më 10 qershor në arqipelagun jugor të Mindanaos, në ishujt Filipine, në sa po shkonte për të kremtuar Meshën.
Dje ipeshkvijtë e Filipineve bënë thirrje për lirimin e misionarit italian, ndërsa në gjithë Mindanaon është krijuar atmosfera e lutjes dhe e solidaritetit. Madje edhe krerët e bashkësive islamike e kanë dënuar ashpër këtë akt.
Ja ç’na thotë Atë Sebastiano D’Ambra, me telefon nga Mindanao:Përgjigje: - Për ne është një e papritur, sepse nuk na shkonte në mend se mund t’i ndodhte pikërisht atij. Nuk është hera e parë që e provojmë këtë vuajtje. E kjo i shtohet vuajtjeve të tjera, sepse ne vuajmë ditë për ditë: vuajmë për njerëzit, vuajmë për këtë vend, të cilit i duhet përsëri të përballojë situata të tilla, të cilat i krijojnë opinione të këqija. Atë Bosi i donte këta njerëz, jetonte shumë pranë të varfërve e nuk e meritonte këtë vuajtje, në sa shërbente si vullnetar në një zonë tepër të vështirë, ku jo të gjithë do të dëshironin të shërbenin.







All the contents on this site are copyrighted ©.