2007-06-11 18:30:34

Opozita nuk do të votojë për presidentin e Republikës


(11.06.2007 RV)Më 20 qershor do të zhvillohet në Shqipëri raundi i parë për votimin e presidentit të Republikës, pas skadimit të mandatit të Alfred Moisiut. Opozita ka vendosur sot të mos jetë e pranishme në këtë votim në parlament. Sipas kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili foli pas takimit me krerët e partive opozitare, kandidatura e Partise Demokratike, ajo e nënkryetarit të kësaj partie, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar në Kuvend, Bamir Topi dhe kandidatura e pavarur e ish-kreut të Partise Socialiste, Fatos Nano nuk janë konsensuale, prandaj nuk do të votohen nga opozita.







All the contents on this site are copyrighted ©.