2007-06-11 18:32:13

Fitore e partisë së presidentit Sarkozi në Francë


(11.06.2007 RV)Fitore e jashtëzakonshme e partisë së presidentit Nikolas Sarkozì në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan dje në Francë. Nga 110 deputetë që u zgjodhën dje, 98 janë të partisë së tij të djathtë UMP. Gati 40% të konsensusit për Sarkozinë, vetëm 5 javë pas zgjedhjes së tij në fronin e Elizeut. Socialistët fitojnë 24,73% të votave. Ndoshta del nga parlamenti Partia Komuniste dhe vazhdon erozioni i Frontit kombëtar të së djathtës ekstreme me në krye Zhan-Mari Lë Pen. Edhe francezët kanë qenë aq të sigurtë për fitoren e Sarkozìsë, saqë gati 40% e zgjedhësve as që u janë afruar kutive të votimit, ne ndryshim nga presidencialet, kur Franca u mobilizua për të qenë e pranishme. Vëzhguesit vënë në dukje se me këto shifra, opozita është shumë e dobët e nuk është e thënë që kjo të jetë pozitive për Francën. Fitorja e së djathtës është shprehje e qartë e dëshirës për ndryshime nga ana e francezëve, por ç’do të ndodhë kur Sarkozì do të përpiqet të zbatojë pikat më të dhimbshme të programit të tij si: reformën e universitetit, ligjet mbi mbrojtjen e punës, mundësinë për grevë, rregullat e reja për emigrantët? Shumë mendojnë se një hap i gabuar do ta zbriste Francën në sheshe. Punë të mbarë!

SHBA-të po ndihmojnë kryengritësit sunitë në Irak, të cilët në këmbim, kanë premtuar të luftojnë kundër xhihadistëve të Al Kaidës. Aleanca mes tyre është prishur. Tani amerikanët po furnizojnë me armë e municione ata që deri dje ishin armiqtë e tyre. Sipas oficerëve, të cituar nga gazeta Nju Jork Tajms, kjo strategji është eksperimentuar në provincën e Al Anbarit dhe ka pasur sukses. Ndërkaq, sot, një bombë ka shpërthyer në afërsi të Bagdadit duke shkaktuar vdekjen e tre ushtarëve amerikanë. Numri i viktimave amerikane në Irak arrin tashmë në 3500 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.