2007-06-11 18:29:38

Atit të Shenjtë i dorëzohet Dokumenti përfundimtar i Konferencës V të përgjithshme të Aparesidës.


(11.06.2007 RV)U kujtuan përsëri shtegtimi apostolik në Brazil dhe hapja e Konferencës V të përgjithshme të episkopatit latinoamerikan e karaibik sot paradite, në audiencën e Papës me tre kryetarët e takimit të madh ipeshkvnor: kardinajtë Francisko Havier Errázuriz, kryeipeshkëv i Santiagos të Kilit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Latinoamerikane; Gjovani Batista Re, prefekt i Kongregatës për ipeshkvijtë e kryetar i Komisionit Papnor për Amerikën Latine dhe Gjeraldo Majela Anjelos, kryeipeshkëv i Sao Salvador de Bahia dhe Primat i Brazilit. Tre kardinajtë i paraqitën Papës Dokumentin përfundimtar, që përmbledh reflektimet e Konferencës së Aparesidës, e cila përfundoi më 31 majin e kaluar.
 









All the contents on this site are copyrighted ©.