2007-06-10 19:29:48

Shën Pietërburg: Putin nuk ndryshon qëndrim për Kosovën


(10.06.2007 RV)Ndërsa presidenti amerikan Xhorxh Bush vizitonte Shqipërinë, në shën Pjetërburg takoheshin kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Sipas një burimi nga delegacioni i Moskës, qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosovës nuk ka ndryshuar. Putin e ka pyetur shprehimisht kryeministrin serb nëse ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Beogradit e pasi ka marrë përgjigje negative, ka shtuar se as qëndrimi i Rusisë nuk ka për të ndryshuar. Asnjë komb, theksoi Koshtunica në takimin me presidentin rus, nuk mund të dënohet duke i shkëputur 15% të territorit të vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.