(09.06.2007 RV)Imzot Leonardo Sandri emërohet prefekt i Kongregatës për Kishat
Lindore e imzot Fernando Filoni, zevendës-sekretar për çështjet e përgjithshme i Sekretarisë
së Shtetit të Shenjtërisë së Tij. Kryeipeshkvi Sandri, deri tani zevendës-sekretar
për çështjet e përgjithshme i Sekretarisë së Shetit, zë vendin e kardinalit Injac
Musa Daut, që largohet nga detyra për arsye moshe; zevendësohet nga imzot Fernando
Filoni, deri tani nunc apostolik në Filipine. Kujtojmë se Kongregata për Kishat Lindore,
që do të udhëheqë imzot Sandri, ka nga Papa mandatin për të fuqizuar lidhjet me Kishat
Lindore Katolike, por autoriteti i saj shtrihet edhe në Egjipt, në gadishullin e Sinait,
në Eritre e në Etiopinë e veriut si dhe në Shqipërinë e jugut.