2007-06-08 18:22:32

Deziluzion për impenjimet e G8-ës në Afrikë


(08.06.2007 RV)Ndërkaq, tema kryesore e diskutimit të sotëm në mbledhjen e G8-ës në Hailigendam të Gjermanisë kishte të bënte me Afrikën. 8 vendet më të industrializuara të botës kanë përpiluar 22 faqe me impenjimet e tyre ndaj Afrikës, pjesa kryesore e të cilave konsiston në 60 miliard dollarë ndihma për luftën kundër Sidës, malaries dhe tuberkulozit. Theksohet edhe se duke filluar nga viti 2010, ndihmat për Afrikën në fusha të ndryshme duhet të jenë së paku 50 milion euro në vit. Oragnizatat humanitare dhe kishtare nuk janë të kënaqura me këto impenjime, të cilat janë thjesht një hap i vogël përpara, në krahasim me premtimet e dhëna, një hap sa për sy e faqe. Të dëgjojmë misionarin kombonian, at Aleks Xanoteli në mikrofonin tonë:
RealAudioMP3 Fatkeqësisht gjatë këtyre viteve të fundit premtimet e bëra për Afrikën nuk janë mbajtur kurrë, prandaj jemi të lodhur prej tyre. Para një kontinenti të madh që përfaqëson shpresën e botës, duhet që të mëdhenjtë e planetit ta kuptojnë se është në interes të tyre ta ndihmojnë Afrikën, përndryshe problemet e saj do të na përfshijnë. Ajo që kërkojmë nuk është mëshirë apo bamirësi, është para së gjithash një minimum drejtësie.







All the contents on this site are copyrighted ©.