2007-06-07 17:29:13

Amnesty publikon listën e 39 të burgosurve sekretë në SHBA


(07.06.2007 RV)Ndërsa presidenti Xhorxh Bush pritet të vazhdojë turneun e tij në Evropë, që do ta çojë pas G8-ës në Itali, Shqipëri e Bullgari, 6 organizata me autoritet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë publikuar listën e 39 personave të mbajtura në burgje sekrete nga amerikanët, fati i të cilëve nuk dihet. Mes këtyre organizatave është edhe Amnesti Interneshënëll, e cila në një komunkatë bën të ditura edhe emrat e familjarëve të 39 të burgosurve, të cilët janë mbajtur edhe ata në fshehtësi, nëpër burgje sekrete. Mes tyre, edhe fëmijë të moshës 7 vjeçare, saktëson Amnesti.







All the contents on this site are copyrighted ©.