2007-06-06 19:32:07

Lavrov-Jeremiç: Rusia mbështet Serbinë për Kosovën


(06.06.2007 RV)Rusia deklaroi sot “solidaritetin e saj të vendosur” për aleatin e përhershëm në Ballkan, Serbinë. Para takimit me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov sqaroi se Moska mbështet mendimin e Beogradit për rifillimin e dialogut me Prishtinën dhe nuk do të pranojë kurrë që Serbisë t’i imponohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas ministrit të jashtëm serb, Jeremiç një kompromis serbo-kosovar është akoma i mundshëm. Në fund të javës, kryeministri serb Koshtunica do të takohet me presidentin rus, Putin në shën Pjetërburg, gjatë një forumi ekonomik.







All the contents on this site are copyrighted ©.