2007-06-06 18:01:30

Kardinali Rodriguez Maradiaga u zgjodh president i Caritas Internationalis.


(06.06.2007 RV)Kardinali hondurenjas, Oskar Andrei Rodriguez Maradiaga,kryeipeshkëv i Teguçigalpës, 65 vjeç, është kryetari i ri i Caritas Internationalis. U zgjodh dje nga Asmableja e organizmit kishtar me temë “Dëshmitarë të dashurisë, artizanë të paqes”, mbledhur këto ditë në Vatikan. Kardinali zë vendin e Denis Vienò në udhëheqje të 162 Karitaseve kombëtare, ndërmjet të cilëve, edhe Karitasi shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.