2007-06-06 19:35:15

Fotografi gjigante në pritje të Bushit në Tiranë


(06.06.2007 RV)Shqipëria përgatitet të presë presidentin amerikan Xhorxh Bush, i cili do të shkojë në Tiranë, më 10 qershor për 5 orë. Po në kryeqytetin shqiptar, Bush do të takojë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kroacisë, vende që si Shqipëria presin të ftohen në NATO brenda vitit 2008. Që sot, Tirana është zbukuruar me flamuj amerikanë e me fotografi të stërmëdha të presidentit Bush. Sipas gazetave shqiptare, kostoja e kësaj vizite për qeverinë e Tiranës është rreth 1 milion euro. Ndërkaq, presidenti Moisiu dekretoi sot aktin normativ, sipas të cilit, njësi dhe mjete të forcave ushtarake amerikane lejohen të hyjnë, të qëndrojnë dhe të lëvizin lirisht në territorin shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.