2007-06-05 18:35:31

Kosovë: mund të shtyhet diskutimi në OKB


(05.06.07 RV)Diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka mundësi të shtyhet për në muajin korrik, pavarësisht nga deklaratat e palëve për një zgjidhje të shpejtë të çështjes.
Në një konferencë shtypi në Pallatin e Qelqit në Nju Jork, ambasadori belg në OKB, Johan Verbeke, i cili mban në qershor presidencën e turnit të Këshillit të Sigurimit, e përmendi shkarazi Kosovën në kalendarin e punimeve të muajit. Në këtë kalendar duket vetëm një referim për rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por në fund të faqes. Kjo do të thotë se një diskutim mbi temën mund të vihet në rendin e ditës, por ka shumë mundësi që të shtyhet për muajin e ardhshëm.
“Po presim udhëzime nga qeveritë e nga konsultimet dypalëshe në vazhdim e sipër – shpjegoi ambasadori belg. Më pas do të vendosim se si do të veprojë Këshilli”.








All the contents on this site are copyrighted ©.