2007-06-05 18:38:36

Del Ponte në Beograd: ja fotografitë e të kërkuarve


(05.06.07 RV)Vizita e kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte në Beograd kryhet me një impenjim të qeverisë së Kushtunicës për dorëzimin e të gjithë kriminelëve të luftës nga njëra anë dhe me një gjysëm impenjim të Del Pontes për të mos vendosur veton ndaj rifillimit të negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, nga ana tjetër.
Gjysëm impenjim, sepse nëse shprehu kënaqësinë për kapjen e gjeneralit Tolimir, Del Ponte vuri mbi tavolinën e bisedimeve me Koshtunicën fotografitë e të akuzuarve të tjerë të Hagës, duke theksuar se drejtësia ndërkombëtare duhet të mbyllë pas hekurave të burgut të gjithë kriminelët që fshihen në Serbi, pa dallim. Beogradi mbetet nën vëzhgim e nuk është e sigurtë që kryeprokurorja e hekurt do t’i japë Serbisë një vlerësim të mjaftueshëm për të trokitur në derën e Brukselit, në raportin e saj të 18 qershorit të ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.