2007-06-04 16:03:02

Në Vatikan vijojnë punimet e asamblesë së përgjithshme të Caritas Internationalis.


(04.06.2007 RV)“Make Aid Work”, “Bëni që ndihmat të funksionojnë”: do të jetë kjo parulla që do të shpalosin nesër para bazilikës së Shën Pjetrit, pjesëmarrësit në punimet e asamblesë së përgjithshme të Caritas Internationalis, që filloi dje në Vatikan me temë: “Dëshmitarë të dashurisë, ndërtimtarë të paqes”. Parulla sintetizon thirrjen drejtuar vendeve të G8, përfaqësuesit e të cilëve do të mblidhen në Gjermani. Kjo mbledhje tepër te rëndësishme është në qendër të vëmendjes në diskutimet që vijojnë që dje në Sallën e Re të Sinodit në Vatikan, ku zhvillohen punimet e asamblesë së Caritas Internationalis, por edhe në qendër të vëmendjes në diskutimin e një mysafiri tepër të nderuar. Është fjala për Vangari Matai-n, Çmim Nobel për paqen 2004, i cili i ftoi vendet e industrializuara t’i reduktojnë gazet që shkaktojnë efektin serrë, apo mbingrohjen e tokës, me pasoja katastrofike për ardhmërinë e jetës në Planet. Kështu, 48 orë para fillimit të G8 të Hailigendamm, bota katolike e solidaritetit bën thirrje të respektohen impenjimet që janë marrë për të ndihmuar vendet e varfëra e ngul këmbë për mbrojtjen dhe rindarjen e burimeve të jetës në Tokë.







All the contents on this site are copyrighted ©.