2007-06-04 18:24:48

Ipeshkvi i Kosovës mbi statusin


(04.06.07 RV)Gjatë mbledhjes së G8-ës, që fillon më 6 qershor në Gjermani, do të flitet edhe për Kosovën. Serbia koordinon veprimet e saj me Rusinë e sigurohet për qëndrimin e aleatit lindor, duke dërguar nesër, një ditë para fillimit të mbledhjes, ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç në Moskë. Ai do të takohet me kolegun e tij rus, Sergei Lavrov për të folur mbi të ardhmen e Kosovës dhe për të përgatitur takimin e dy presidentëve, rusit Putin dhe serbit Tadiç më 9 qershor në Shën Pjetërburg. Nga këto takime do të shihet më qartë nëse Rusia është gati të përdorë veton për ta bllokuar përfundimisht rezolutën mbi statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Çfarë presin kosovarët? Të dëgjojmë ipeshkin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, don David Gjugja… RealAudioMP3


Një problem tjetër për çështjen e Kosovës, e cila konsiderohet krejt e veçantë nga shtetet perëndimore e nuk do të përbëjë precendet për situata të tjera të ngjashme. Sot krerët e republikave të vetëshpallura të pavarura të Abkazisë dhe të Osetisë së Jugut kanë nënshkruar një dokument në të cilin mbështesin tezën se kanë “më shumë të drejta” se Kosova për t’u njohur si të pavarura. Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, atij të Këshillit të Evropës dhe krerëve të organizatave të tjera ndërkombëtare. Shkruhet qartë, se nëse i njihet pavarësia Kosovës, këto republika do të kenë më tepër të drejtë të njihen si sovrane.







All the contents on this site are copyrighted ©.