2007-06-03 17:38:48

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(03.06.2007 RV)Sot Kisha katolike kremtoi solemnitetin e të Shenjtnueshmes Trini. U përkujtuan edhe Shën Karl Lvanga me shokë, martirë të Ugandës dhe Shën Klotilda, mbretëreshë e frankëve.
Nesër, e hënë, do të kremtohet festa e Shën Françesk Karaçiolos, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe e Shën Kuirinit, martir. Na kujtojnë se njeriu i drejtë i jep lumni Hyjit me bindjen se feja nuk është prona jonë. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti vreshtarëve. Kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti.
Liturgjia e së martes na kujton se secili nga ne është i thirrur të japë kontributin e tij për ndërtimin e një realiteti më të mirë, duke i ndihmuar për këtë edhe autoritetet civile. Është festa e Shën Bonifacit, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë.
Në bisedën që bëjnë saduçejtë e farizenjtë me Jezusin, gjejmë gjithnjë të vërteta të mëdha e sot, të vërtetën se Zoti është përherë i pranishëm në jetën tonë jo si gjykatës, as si padron, por si Atë që kujdeset gjithnjë për të bijtë. Këtë na kujton liturgjia e festës së Shën Norbertit, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; e Shenjtorëve Artemi e Paolina, martirë dhe e Shën Klaudit, abat e ipeshkëv, që do të përkujtohen të mërkurën.
Të enjten Kisha do të kremtojë Solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit, që në shumicën e vende të botës shtyhet për të dielën e ardhshme. Solemniteti na nxit të reflektojmë se dashuria për Zotin nuk mund të ndahet nga dashuria për të afërmin: janë dy faqe të së njëjtes medalje e stil i një jete, që e ka themelin e vet tek Krishti i vdekur e i ngjallur, që na la si trashëgim dashurie, Korpin e Gjakun e vet.
Shën Medardi, ipeshkëv i Nojonit, që Kisha do ta festojë të premten, na kujton se feja dhe tradita janë dy çelësat, pa të cilët nuk mund ta hapim e ta lexojmë mesazhin ungjillor. Jezusi është njeri i ri, por që ecën në gjurmët e traditës së hebrenjve, bijve të besëlidhjes së parë. Nuk ka rëndësi sasia e dhuratave, por cilësia e tyre: në se japim atë që nuk na duhet, ç’shpërblim meritojmë? Por në se dhurojmë me gjithë zemër atë që i duhet tjetrit, atëherë jeta jonë fiton vërtetë kuptim të ri. Këtë na kujton festa e Shën Efremit, diakon e doktor i Kishës, e Shën Primos (Prelës) dhe e Shën Feliçianit, martirë, që do të kremtohen të shtunën.







All the contents on this site are copyrighted ©.