Në Bagdad është pushtuar kuvendi i i rregulltareve kaldeje të Zemrës së Krishtit.
(01.06.2007 RV)Gjendja e bashkësisë
së krishterë në Bagdadin e përfshirë nga konflikti pa fund, bëhet çdo ditë më e vështirë.
Agjensia katolike Azia Njuz denoncon një akt të ri dhune kundër motrave kaldeje të
Zemrës së Krishit në Bagdad. Kuvendi në të cilin jetonin, është pushtuar nga milicët
islamikë, që ka shumë mundësi të jenë shiitë. E ky është vetëm një nga episodet tronditëse,
pas kërcënimit nga ana e islamikëve për t’u imponuar mbulimin edhe grave të krishtera.
Problemet e bashkësisë së krishterë janë në qendër të vëmendjes të Sinodit të Kishës
kaldeje, që vijon në Irak. Për situatën në vendin aziatik, në mikrofonin tonë, gazetarja
e Azia Njuz, Marta Alevato: “Vetë ipeshkvijtë dhe Patriku flasin tashmë
për persekutim; një persekutim që vërehet jo vetëm brënda Irakut. Ka presion nga ana
e grupeve islamike, si sunite ashtu edhe shiite, por edhe nga ana e forcave ndërkombëtare
dhe e autoriteteve irakiane, e kështu të krishterët e ndjejnë veten krejtësisht të
braktisur e të pambrojtur. Situata më tragjike është padyshim ajo e Bagdadit, e pastaj
edhe e Mosulit, pa harruar Kurdistanin, ku gjatë muajit prill u sulmuan disa herë
fshatrat e krishtera.