2007-05-31 18:15:10

Selia e Shenjtë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lidhin marrëdhënie të plota diplomatike.


(31.05.2007 RV)Duke dëshiruar të promovojnë marrëdhënie miqësie reciproke e të zhvillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, Selia e Shenjtë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë sot se kanë lidhur marrëdhënie të plota diplomatike. Kjo do të realizohet – siç shpjegon një komunikatë e përbashkët – në nivel nunciature apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë e ambasade nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe, siç u vendos në Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi marrëdhëniet diplomatike.
Arrin kështu në 176 numri i shteteve që kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Njoftimi u dha njëkohësisht në Vatikan e në Abu Dhabi, kryeqytet i vendit arab. Federata përbëhet nga shtatë emirate të pavarurua: Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Al-Fujairah, Ras al-Kaimah, Sharajah e Umm al-Kaivain, që shtrihen gjatë bregdetit qëndro-lindor të gadishullit arabik. Ky shtet i pasur, me madhësi sa Austria, ka një popullsi prej 4 milionë banorësh, shumica arabë, pa llogaritur një numër të madh të huajsh që punësohen në këtë vend, ku përbëjnë 70% të focës së punës në sektorët e ndërtimit, të turizmit e të komunikacionit e, sidomos, në sektorët e naftës e të gazit natyror, që përbëjnë burimin kryesor të zhvillimit ekonomik në vend.Federatën e Emirateve të Bashkuara Arabe, shpallur në vitin 1971, sot e udhëheq Shehu Kalifa Al-Nahijan, president që nga vitit 2004, i zgjedhur nga Këshilli i Lartë, organi më i rëndësishëm i qeverisë federale, që përbëhet nga sovranët trashëgimtarë të shtatë shteteve anëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.